mercoledì 27 giugno 2012

ISLA: JUVENTUSI, ËNDËRR E REALIZUAR



TORINO,- “Të luash me Juventusin është një ëndërr, dhe mua ëndrra mu realizua”, kështu është shprehur Mauricio Isla, lojtari më i ri i Juventusit, gjatë një interviste për kanalin televiziv “Tvn”.
Mesfushori i talentuar nga Kili, që u transferuar tek Juventusi nga Udineze gjatë kësaj vere, dhe që i kushtoi bardhë e zinjve 11 milion euro, është shprehur mjaft entuziast për kalimin në Torino.
“Të luash me juventusin është një gjë e madhe. Kam vite, thotë 24 vjeçari, që e presë këtë mundësi. Kam vite që punoj për të mbërritur në këtë pikë, që është thelbësore për mua, për familjen time, për Islën futbollist”.
Në Udine, vijon lojtari më i ri i bardhë e zinjve, “u shndërrova në një profesionist dhe e dija që herët vonë do ja dilja, do të mbërrija në një klub të madh si Juventusi, në një qytet të madh si Torino, ku do të kem mundësinë të luaj për fitoren e kampionatit italian, si dhe champions ligës, thotë kilieni, ndërsa thekson se zonja e vjetër ka një moto që i shkon shumë përshtat karakteristikave të tij, “fitore dhe vetëm fitore, është e vetmja gjë që vlen”.
Ardhja e Islës tek Zonja e vjetër e çon në dy numrin e Kilianeve tek bardhë e zinjtë, pas blerjes së Artur Vidalit, një vit më parë nga Bayern Leverkusen, që është një shifër historike Juventusin.

Nessun commento:

Posta un commento