sabato 23 giugno 2012

JUVENTUSI OFERTË NAPOLIT PËR TË KTHYER ËNDRRËN KAVANI NË REALITET


-Xhovinko plus Matrin dhe 20 milion euro është oferta e Juventusit për sulmuesin Uruguaian

Torino- Edinson Kavani është ëndrra Juventusit dhe këtë nuk e ka mohuar asnjë nga drejtuesit e zonjës së vjetër. Sipas zërave të merkatos, drejtuesit bardhë e zi po përgatisin një ofertë joshëse për të sjellje në Torino sulmuesin Uruguaian.
“Edhe pse presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka theksuar dhe ritheksuar me dhjetëra herë se sulmuesi nuk është në shitje, por po kërkohet rinovimi me të, duke e vlerësuar sulmuesin e tij rreth 70 milion euro, juventusi nuk duket e dekurajuar, por përkundrazi drejtuesit e zonjës së vjetër po përgatisin një ofertë që pritet të bindë numrin një të klubit napolitan për të lënë të lirë El MATADOR”, lexohet në gazetën italiane Corriere dello sport.
Sipas të përditshmes Italiane oferta që klubi torinez do të paraqesë i ofrohet shumë shifrës së kërkuar nga Napoli. Marota dhe Konte duken të gatshëm të hedhin në tavolinë Xhovinkon, Matrin dhe 20 milion euro për të pasur në dispozicion sulmuesin 25 vjeçar.

Nessun commento:

Posta un commento