venerdì 22 giugno 2012

XHOVINKO RIKTHEHET NË SHTËPI


Torino- Sebastian Xhovinko rikthehet në shtëpi. Pas disa lajmeve paraprake në media italiane ka ardhur dhe zyrtarizimi i rikthimit të “mizës Atomike”, (siç është dhe nofka e Xhovinkos), tek Juventusi, ekipi me të cilin ai debutoi për herë të parë në Seria A, për tu larguar një vit më vonë, me formulën bashkëpronësisë tek Parma.
Sipas faqes zyrtare të zonjës së vjetër, gjysma e kartonit të talentit të kombëtares italiane do ti kushtoj ekipit kampion të Italisë 11 milion euro.
Karriera e “mizës" është shumë e njohur. Lulëzon në të rinjtë e Juventusit, për të luajtur dy sezone në Empoli, për t'u rikthyer në 2010 tek Juventusi me të cilën do të debutoi në seria a.
Më tej, juventusi vendos ta shesë gjysmën e kartonit të djaloshit tek parma, ekip me të cilën ai fiton dhe kombëtare Italiane.
Xhovinko është një lojtar i shpejtë, shtatshkurtër dhe me një teknikë të jashtëzakonshme. Gjatë këtyre viteve ai ka luajtur rregullisht dhe  ka rritur tepër nivelin e goditjeve nga distanca, duke u kthyer në një nga shtyllat kryesor të ekipit parmigjan.
Tek Juventusi ai tashmë mund të gjej hapësirën e nevojshme për të fituar zemrat e tifozëve bardhë e zi, të “thyera” pas largimit të legjendës Del Piero. Për të ka filluar të diskutohet edhe numri fanellës, ku me shumë mundësi do të jetë ai i lënë bosh nga Alex Del Piero, 10.
Xhovinko është nga ata lojtarë të cilët mund të aktivizohet në shumë role, duke filluar që nga mesfusha dhe deri në sulm. Ai mund të luaj mjaft mirë edhe në krah. Antonio Konte trajneri i zonjës së vjetër ka një as në dorë për sezonin e ardhshëm.

Nessun commento:

Posta un commento