lunedì 2 luglio 2012

ASAMOAH DHE ISLA , ZYRTARISTH TEK JUVENTUSI


TORINO, - Juventusi ka zyrtarizuar sot dy përforcimet e para. Kwadwo Asamoah dhe Mauricio Isla janë dy mesfushorët që do të plotësojnë mungesat e repartit të mesfushës së kampionëve të Italisë.
Ganezi dhe Kilieni, të cilët i kishin përfunduar disa ditë më parë vizitat mjekësore,  mbasdrekën e të hënës firmosën kontratat respektive me klubin bardhë e zi, të Torinos.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të zonjës së vjetër, operacioni që do ti japë mesfushës juventine, forcë, kualitet, teknik, forcë dhe freksi ka kushtuar 35 milion euro, të cilat do ti paguhen skuadrës friulanëve përgjatë tre sezoneve të ardhëshme.
Të dy mesfushorët vinë nga bardhëe zinjtë e Udinezes, të cilët u pozicionuan të tretët në klasifikim sezonin e shkuar, ku protagonist kryesor të këtij suksesi ishin pikërisht lojtarët që do ti agregohen bardhë e zinjve, torinez kësaj rradhe, sezonin e ardhshëm.

Nessun commento:

Posta un commento