lunedì 2 luglio 2012

KWADWO ASAMOAH, PROFILI DHE FJALËT E PARA TEK JUVENTUSI


TORINO,- Kwadwo Asamoah është një futbollist Ganez, i cili ka lindur më 9 dhejtor të vitit 1988 (23 vjec), në qytetin Accra. Ganezi është 1.73 metra dhe ka një peshë prej 70 kg. Karakteristika kryesore të lojtarit janë shpejtësia, teknika dhe forca.
Karriera e mesfushorit ka nisur në vitin 2005 kur luante me Kasseman (klub Ganez), nga ku blihet një sezon më vonë nga liberty prof, dhe më tej, në 2007 Asamoah do të luante për Bellinzonën, por vetëm për gjashtë muaj, pasi në janar të 2008, ai kalon tek Torino, që e transferon në bashkëpronësi tek Udineze, nga ku lojtari fillon fluturimin drejt suksesit madhor. Ëndrra e tij realizohet më 2 Korrik të 2012, kur firmos me skuadrën kampione të Italisë, Juventusin.

Fjalët e para të Asamoah juventinë,
“Si fillim falenderoj zotin për cka kam bërë deri tani. Kam pasur një eksperjencë të mirë tek Udinezja, por tani jam këtu po bardhë e zi, po kësaj radhe tek Juventusi, që është një skuadër e madhe. Jam shumë i lumtur për këtë.
Kur erdha në Itali isha shumë i ri, dhe shumë gjera kanë ndryshuar. Luajta me Torinon pak kohë, por nuk pata sukses, më pas shkova tek Udineze ku gjeta një mjedis më të përshtatshëm për karkteristikat e mia. Tashmë kam ardhur tek juventusi, kampione e Italisë. Gjatë sezonit të shkuar kam parë shumë ndeshje, por fatkeqësisht kur luajtëm në "juventus stadio" unë isha me kombëtaren dhe nuk pata fatin të shijoja këtë impjant, të cilin më fund do ta jetoj.
Juventusi gjatë vitit të kaluar ka arritur një sukses të jashtë zakonshëm, shpresoj të japë kontirbutin tim. Këtu ka një motivim të jashtë zakonshëm, do të japë gjithcka, nuk dua ta humb këtë mundësi. Dua të fitoj gjithcka me këtë fanellë”.

Nessun commento:

Posta un commento