domenica 24 giugno 2012

OBJEKTIVI I JUVES VERRATI, EDHE NJË VIT TEK PESKARA/SPECIALISTËT: CFARË FSHIHET MBRAPA?



Torino- Një nga objektivat e deklauar të kampionëve të Italisë është mesfushori i Peskarës, zëvendësuesi ideal i Andra Pirlos, Marko Verrati. Lajmet e fundit që vinë nga kampi bardhë e kaltër tregojnë se klubi ku mesfushori i kombëtares Italiane luan aktualisht ka deklaruar në faqen e tij zyrtare se “mesfushori i talentuar Verrati do të luaj edhe një sezon tjetër me ekipin e qytetit bregdetar”.
Vetëm pak orë më tej, vetë mesfushori 20 vjecar ka mbështetur këtë vendim të klubit të tij. Verrati ka theskuar në faqen e tij zyrtare të FB se “kam një kontrat me Peskarën të cilën kam ndërmend ta respektoj, pra do rri të paktën edhe një vit këtu”.

-Po specialistët cfarë mendojnë për këtë lëvizje të mesfushorit të talentuar të kombëtares Italiane, që kërkohet nga shumë ekipe të seria A , si Juventusi, Genoa, Napoli..etj.

Sipas speicalistëve italian të futbollit, Verrati ka bërë një lëvizje taktike që të detyroj  skuadrën ku ai aderon ta shes lojtarin tek ekipi ku vërtet 20 vjecari dëshiron. Sipas tyre, klubi Peskarës nuk ka ndërmend ta zgjas për vitin tjetër vlerësimin monetar të lojtarit, por ka si qëllim të siguroj shërbimet e tij edhe për një sezon, duke kërkuar një marrëveshje bashkë pronësie për një vit, për ta lënë të lirë sezonin e ardhshëm.
Lëvizje kjo, e cila diktohet nga dëshira e hekurt e Verratit për tu veshur bardhë e zi. Problemi i vetëm është që tratativat ndërmjet Torinezëve dhe bregdetarëve është ndërprer, për shkak se Bouy (lojtar i Juventusit), nuk dëshiron të shkoj me formulën e bashkëpronësisë tek Peskara, duke kompromentuar marrëveshjen dhe duke i dhënë mundësi Napolit të shtroj një ofertë që ka kënaqur ekipin e peskarës, por që nuk e bind lojtarin, pasi ai kërkon vetëm Juventusin.

Pra e thënë shkurt Juventusi ndodhet në një kryqëzim ku duhet të zgjedh midis 2 alternativave: Të bëj një ofertë joshëse për peskarën, për të siguruar në këtë sezon djaloshin e talentuar, zëvendësuesin ideal të Pirlos; Apo, të besoj tek dëshira e Verratit dhe të pres deri sezonin që vjen për ta blerë lojtarin përfundimisht.






Nessun commento:

Posta un commento