mercoledì 4 luglio 2012

DEL PIERO, E ARDHMIA ENDE NË DILEMË


TORINO,- Legjenda e futbollit Italian dhe bardhë e zinjve ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me juventusin duke ngritur dhe titullin kampion të Italisë, ndeshja e fundit ndoshta edhe e luajtur ne gadishullin apenin. Sipas “talkSPORT”,  Del piero është shprehur se nuk do të luajë më me një skuadër të serisë A.
“Nuk mendoj se do të luaj në Champions League ose në ndonjë kampionat tjetër në vecanti, do të zgjedh zgjidhjen më të mirë për mua dhe familjen time. Dua te falenderoj gjithë skuadrat italiane të cilat më kanë mbështetur me ofertat e tyre,por une nuk do të mundja të luaja për ndonjë skuadër tjetër në itali”, ka thën ai.
Ka zëra sipas të cilave thuhet se destinacioni i ardhshëm mund të jetë Argjentina.Ndoshta River Plate ku luan ish shoku i skuadrës David Trezeguet. “Të luaj ne Argjentinë? Pse jo, futbolli latin është edhe i imi”-është shprehur lojtari në një intervistë.
Gjithsesi së fundmi ka zëra se skuadra fatlume që mund të mirpresë lojtarin është Sampdoria e Riccardo Garrones,e cila ka zyrtarizuar emrin e Cirro Ferrarës në drejtimin e skuadrës në serinë A.
Sampdoria është një shoqëri ambicioze në kërkim të talenteve të reja, dhe të lojtarëve me eksperiencë dhe Del piero është një prej tyre.Gjithsesi ky duket si një mission i pamundur pasi lojtari ka premtuar se nuk do të veshë më asnjë fanellë italiane.

Shkruar nga Antonela Vangjeli

LUCIO PËRFUNDON VIZITAT MJEKËSORE, MBAS DREKE FIRMA


TORINO,- Mbrojtësi më i ri i Juventusit Lucimar Ferreira da Silva, apo më thjeshtë Lucio, ka përfunduar vizitat mjekësore, sipas programit dhe mbas drekën e ditës së sotme do të paraqitet në zyrat e zonjës së vjetër për të firmosur kontratën që do ta lidhi me ekipin kampion të Italisë për dy vitet e ardhshme.
 
Sipas faqes zyrtare të bardhë e zinjve vizitat mjekësore kanë treguar për një formë të mirë fizike të lojtarit, që mund të debutoj me fanellën e juventusit në sfidën ndaj Napolit, të vlefshme për Super kupën e Italisë, gjithsesi këto janë vlerësime që i takojnë timonierit Antonio Konte.

Ja disa foto të marra nga faqja zyrtare e MADAMES www.Juventus.com;
 
 

KIELINI 40 DITË LARG FUSHAVE


 -Mbrojtësi rrezikon të mos jetë i pranishëm në sfidën e super kupës ndaj Napolit

TORINO,- Xhorxho Kielini, i dëmtuar në ndeshjen finale të EURO 2012 (të fituar nga Spanja me rezultatin 4-0), ka kryer mbrëmjen e djeshme kontrollin mjekësor për të vlerësuar nivelin e dëmtimit.
Sipas faqes zyrtare te Bardhë e zinjve, mbrojtësi shtatlartë ka pësuar një tërheqje muskulore, pranë pulpës së majtë, në zonën ku ndahet gjuri me pjesën e poshtme të këmbës. Sipas mjekëve të Juventusit, lojtarit do ti duhet të rri larg fushave për 35-40 ditë, çka do të thotë se muri i mbrojtjes Juventine nuk do të luaj ndeshjen e super kupës së Italisë ndaj Napolit. Ai, sipas të gjitha parashikimeve do të jetë gati për sezonin e ri.
Lajmi ka shqetësuar ambientin Juventin, i cili ka shprehur mërzinë e tij pranë Federatës Italiane të Futbollit. 
“Jemi të lumtur që skuadra jonë kontribuon me 9 lojtar në kombëtaren Italiane, por jemi të shqetësuar për faktin se këto sportistë mund të na kthehen të dëmtuar. Nuk kuptojmë se si ka mundësi që mjeku i kombëtares Italiane i dha dritë jeshile mbrojtësit për të qenë i pranishëm në sfidën kundër Gjermanisë, si dhe asaj të finales kundër Spanjës, kur Kielini u dëmtua në takimin e parë të zhvilluar në grupe”, lexon letër ankesa e klubit bardhë e zi, drejtuar "FIGÇ"