martedì 3 luglio 2012

NICOLA LEALI ZYRTARISHT TEK JUVENTUSI


-Djaloshi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Bardhë e Zinjtë

TORINO,- Zyrtarizohet blerja e portierit të së ardhmes, Nicola Leali. Djaloshi i talentuar, që konsiderohet nga specialistët si “Bufon i ri”, për karakteristikat e tij, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me bardhë e zinjtë.
19 vjeçari ka kryer vizitat mjekësore gjatë muajit qershor, ndërsa mëngjesin e sotëm ka firmosur kontratën me zonjën e vjetër. Marotta dhe Paratici do të derdhin në arkën e Breshës 3,8 milion euro, përgjatë tre sezoneve. 
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të kampionëve të Italisë, ku konkretisht shkruhet:
“Juventus Football Club S.P.A, ka nënshkruar një marrëveshje me shoqërinë Bresha S.P.A për blerjen përfundimtare të të drejtës për performancën sportive të futbollistit Nicola Leali, në këmbim të një vlere monetare prej 3.8 milion euro, të cilat do të paguhen në tre këste, përgjatë tre sezoneve të ardhshme. Juventus ka firmosur me lojtarin një kontratë 5-vjeçare”.

-Fjalët e para të portierit si Juventin:
Është një ëndërr që realizohet. Të nënshkruash më një klub të këtij niveli për mua, që jam vetëm 19 vjeç është një arritje e jashtë zakonshme, e cila më stimulon për të rritur akoma më tej nivelin tim.
Të jesh pjesë e skuadrës ku luan një kampion bote, apo portieri më i mirë në botë, Gigi Bufon është një kënaqësi akoma më e madhe, që njëkohësisht më bën të kuptoj se sa shumë duhet të punoj për të shpërblyer besimin që mu dha nga klubi i juventusit.

-Kush është Nicola Leali:
Nicola Leali, apo Bufon i ri, është një djalosh 19 vjeçar, lindur më 17 shkurt 1993 në Kastiljone delle siverie. Djaloshi është i gjatë 1,88 metra dhe ka një peshë prej 80 kg. Ai shpesh herë krahasohet nga specialistët e futbollit Italian si Bufon i ri, për shkak të karakteristikave të tij.
Leali ka debutuar në për herë të parë në Serinë B gjatë sezonit të shkuar (2011-2012), me skuadrën e Breshës, ku dhe është rritur dhe ka hedhur hapat e para të karrierës së tij. Gjatë sezonit të kaluar ai luajti 17 takime dhe rezultoi mjaft efecientë për bardhë e blutë. Sakaq, ai është dhe portieri i parë i kombëtares së U21 të Italisë dhe pritet të zërë vendin e Bufonit në sezonet e ardhshme tek juventusi dhe kombëtarja e kaltër.

Video me performancën e lojtarit gjatë sezonit të kaluar: 


Nessun commento:

Posta un commento