mercoledì 4 luglio 2012

LUCIO NË TORINO PËR VIZITAT MJEKËSORE


-Shtatlarti Brazilian nis aventurën me zonjën e vjetër

TORINO,- Luçimar Ferreira da Silva, apo më thjeshtë Lucio është paraqitur pak minuta më parë në klinikën “Fornaka”, të Torinos për të nisur një pjesë të vizitave mjekësore të zakonit. Më tej, shtatlarti Brazilian do të vijoi pjesën tjetër të testeve në Institutin e Mjekësisë Sportive, pranë Stadiumit “Olimpik” të Torinos.
Mbrojtësi ish-Inter, është paraqitur i buzëqeshur mëngjesin e sotëm, me një T-Shirt të bardhë dhe një kapele të zezë, ndërkohë që bëri dhe foton e zakonit. Në fund të vizitave Lucio do të paraqitet në zyrat e Zonjës së Vjetër, pranë rrugës "Galileo Ferraris", për të firmosur kontratën që do ta lidhi me Juventusin për dy sezonet e ardhshme.
Lajmi për kalimin e Lucios tek juventusi ka nisur të qarkulloj që prej të premtes, kur Braziliani mbylli kontratën me interin. AI, menjëherë është vënë në kontakt me drejtuesit e MADAM-ës për tu transferuar në Torino. Në përfundim të bisedimeve lojtari dhe klubi kanë rënë dakort që të lidhin një kontratë dy vjecare, ku Braziliani do të përfitoj 2.3 milion euro në vit (neto), ndërsa në rast se do ketë paraqitje të mirë, rroga e shtatlartit do të rritet deri në 3 milion euro. Lojtari për tu transferuar në Torino, ka refuzuar dy oferta të tjera nga Spanja (Malaga) dhe nga Turqia (Fenerbache)….
Në përditësim të vazhdueshëm…..

Nessun commento:

Posta un commento