mercoledì 4 luglio 2012

KIELINI 40 DITË LARG FUSHAVE


 -Mbrojtësi rrezikon të mos jetë i pranishëm në sfidën e super kupës ndaj Napolit

TORINO,- Xhorxho Kielini, i dëmtuar në ndeshjen finale të EURO 2012 (të fituar nga Spanja me rezultatin 4-0), ka kryer mbrëmjen e djeshme kontrollin mjekësor për të vlerësuar nivelin e dëmtimit.
Sipas faqes zyrtare te Bardhë e zinjve, mbrojtësi shtatlartë ka pësuar një tërheqje muskulore, pranë pulpës së majtë, në zonën ku ndahet gjuri me pjesën e poshtme të këmbës. Sipas mjekëve të Juventusit, lojtarit do ti duhet të rri larg fushave për 35-40 ditë, çka do të thotë se muri i mbrojtjes Juventine nuk do të luaj ndeshjen e super kupës së Italisë ndaj Napolit. Ai, sipas të gjitha parashikimeve do të jetë gati për sezonin e ri.
Lajmi ka shqetësuar ambientin Juventin, i cili ka shprehur mërzinë e tij pranë Federatës Italiane të Futbollit. 
“Jemi të lumtur që skuadra jonë kontribuon me 9 lojtar në kombëtaren Italiane, por jemi të shqetësuar për faktin se këto sportistë mund të na kthehen të dëmtuar. Nuk kuptojmë se si ka mundësi që mjeku i kombëtares Italiane i dha dritë jeshile mbrojtësit për të qenë i pranishëm në sfidën kundër Gjermanisë, si dhe asaj të finales kundër Spanjës, kur Kielini u dëmtua në takimin e parë të zhvilluar në grupe”, lexon letër ankesa e klubit bardhë e zi, drejtuar "FIGÇ"

Nessun commento:

Posta un commento