lunedì 2 luglio 2012

FILLON MERKATO E VERËS, PRITEN KATËR ZYRTARIZIMET E PARA


-Marotta-Paratici-Konte, gati sulmi!!!

TORINO,- Përfundimi i kampionatit Europian të futbollit, si dhe fillimi i muajit korrik, shënon hapjen e merkatos verore të futbollistëve.  Juventusi pritet të zyrtarizoi katër futbollist të cilët pritet të përforcojnë pikat e dobëta të orkestrës së drejtuar nga Antonio Konte.
Mauricio Isla, Kwadwo Assamoah dhe Sebastian Giovinco janë tre futbollistët për të cilët pritet vetëm depozitimi i kontratave në Federatë, ndërkohë gjatë fundjavës që sapo mbyllëm flitet edhe për mbrojtësin Brazilian, ish lojtarin e interit Lucion, i cili prishi kontratën që e lidhte me Interin dhe sipas zërave të merkatos Italiane është shumë pranë firmës me kampionët e Italisë.
Po ashtu, Juventusi ka siguruar të gjithë kartonin e Xhakerinit, mesfushorit të mbërritur në Torino gjatë sezonit të kaluar, ndërkohë që ka lënë të lirë Borrielon për tu rikthyer në bazë. Sa i takon largimeve, Alessandro Del Piero, legjenda e zebrave torineze ka mbyllur kontratën me Juventusin duke u larguar nga ekipi me të cilin ka fituar gjithçka, përfundimisht.
Legjenda e bardhë e zinjve ka shkruar një letër lamtumire tifozëve ku citohej se, “Lojtarët vinë dhe ikin ndërsa Juventusi mbetet, dhe ju, i drejtohet Aleksi tifozëve, jeni Juventusi!”. Ai gjithashtu në letrën e publikuar, në të gjitha forumet që flasin për zonjën e vjetër të Italisë dhe europës, i premton dashuri të përjetshme tifozëve dhe klubit. “unë do ju mbetem gjithnjë me ju, ashtu siç ju keni bërë përgjatë këtyre 19 viteve me mua. Unë, juventusin do ta kem gjithnjë në mendje dhe në zemër”, përfundon kapiteni bardhë e zi.
Sakaq, përveç operacioneve të lartë përmendura, juventusi po planifikon të përforcoj edhe dy reparte të tjera, sulmin dhe krahun e majtë të mbrojtjes. Emrat më të përfolur janë Kolarov për repartin defensiv dhe Dzeko në atë ofensiv, tashmë pritet vetëm sulmi i dyshes Paratici-Marotta, për të mbyllur tratativat me klubin anglez.
Por jo vetëm kaq, Marotta nuk ndalet në përforcimin e skuadrës vetëm për sezonin që vjen, ai së bashku me stafin bardhë e zi po hartojnë dita ditës edhe juventusin e të ardhmes. Bouy, Pogba dhe Leali janë zyrtarisht të juventusit, ndërkohë që po punohet për Verratin, EL Kabbourin dhe Manolo Gabbiadinin.
Pra, gjithçka mbetet për tu parë, deri në mbrëmjen e 30 gushtit, Paratici-Marotta dhe Konte kanë kohë për të bërë lëvizjet e duhura në merkato me qëllim përforcimin e skuadrës torineze, jo vetëm për sezonin e ardhshëm, por edhe për sezonet në vijim.

Nessun commento:

Posta un commento