lunedì 2 luglio 2012

LUCIO MBROJTËSI I ARDHSHËM I JUVENTUSIT


- Lucio vë mend

TORINO,- Sot, juventusi pritet të zyrtarizoj blerjen e mbrojtësit Brazilian Lucio. Shtatlarti ish-Inter, ka venë mend, ai pritet të firmos një kontratë dy vjeçare me bardhë e zinjtë.
Sipas zërave të shtypit Italian, Marotta dhe Paratici do të takohen rreth orës 18:00, në Milano me Alesandro Lucin (ndërmjetësin e marrëveshjes), dhe Sandro Becker agjentin e 34 vjeçarit, që mbylli kontratën me skuadrën milaneze javën e shkuar.
Sipas burimeve diskrete, kanë mbetur disa detaje të vogla për tu sqaruar ndërmjet klubit dhe lojtarit, e më pas do të kemi blerjen e katërt të bardhë e zinjve, që do ti shtonin fuqi, kualitet dhe eksperiencë një reparti që shkëlqeu sezonin e kaluar.
Pika që pritet të diskutohet nga palët është rroga e lojtarit. Juventusi i ka ofruar brazilianit një rrogë prej 3 milionë Eurosh në vit, ndërsa Malaga 3,5 milion euro. Instinkt thotë që marrëveshja do të arrihet në kuotën e 3,3 milion eurove në vit,  pasi Lucio dëshiron që sezonin e ardhshëm të luaj në champions league, dhe pse jo të shpresoj në grumbullimin me kombëtaren e tij në botërorin e 2014-ës.

Nessun commento:

Posta un commento