TORINO,- Juventusi
në pritje të firmës së Lucios, si dhe blerjes së një sulmuesi të nivelit botëror
po harton dhe ekipin e të ardhmes.
Pas portierit Nicola
Leali, Pogbas dhe Boyes, tashmë është rralla e zyrtarizimit të sulmuesit Ganez, Richmound
Baokye Yiadom. Lojtari i talentuar 17 vjeçar është blerja më e fundit e zonjës së
vjetër. Paratici sipas zërave të merkatos ka arritur marrëveshjen me klubin e Genoas,
ku sipas Administratorit të kuqe-bluve, Pietro Lo Monaco, “gjithçka është mbyllur
me sukses për kalimin e Baokyes tek Juventusi”.
Lojtari i talentuar sezonin e kaluar
edhe pse në pronësi të Genoas, luajti tek Sasuolo, ndërsa këtë sezon pritet të vihet
në dispozicion të ekipit të U19 të Bardhë e zinjve.
Sakaq, lajme të
pozitive vinë në drejtim të sulmuesit të Atalantës, Manolo Gabbiadini. Sulmuesi
pritet të firmos në mesjavë me bardhë e zinjtë, ndërkohë që sezonin 2012-2013 do
të luaj me Bolonjën, me formulën e huazimit
Nessun commento:
Posta un commento