mercoledì 27 giugno 2012

NË PRITJE TË NJË TOP PLAYER, MERR FORMË JUVENTUSI I TË ARDHMES

-Disa nga lëvizjet e fundit të zonjës së vjetër...


TORINO,- Në pritjet të një lojtari të klasit botëror, Gjuseppe Marotta, drejtori teknik i bardhë e zinjve ka filluar të hartoj juventusin e të ardhmes. 
Lajmet e ditës sotme tregojnë se zonja e vjetër përveçse ka blinduar talentin 20 vjeçar të Pro Vecellit, Alberto Masi, që është blerë në bashkëpronësi. “Mbrojtësi do të luaj edhe një sezon me Pro Vecellin në seria B përpara se të vishet Bardhë e Zi”, lexohet në faqen zyrtare të kampionëve të Italisë, si dhe ka zyrtarizuar Nicola Lealin, Bufonin e ardhshëm, ka vijuar tratativat për Verratin, Gabbiadinin, etj
Marco Verrati, djaloshi i talentuar nga Peskara, që luan me klubin e qytetit të tij, duket se ka ngelur e pandryshuar. 
Juventusi ka në dorë lojtarin, i cili i ka dhënë fjalën klubit bardhë e zi, Napoli pretendentja tjetër për 20 vjeçarin ka në dorë marrëveshjen me Peskarën, por nuk ka pëlqimin e lojtarit. Sipas zërave të fundit, stafi drejtues i Juventusit shpreson që Peskara të kuptoj se lojtari i kombëtares Italiane, që konsiderohet si Pirlo i ardhshëm, do vetëm bardhë e zinjtë. Verrati është gati të bëjë dhe sakrifica për të veshur fanellën e zonjës së vjetër, prandaj drejtuesit e klubit bregdetar janë të paralajmëruar se mund ta humbasin mesfushorin edhe me kosto 0, apo të zhvlerësuar nga merkato e dimrit, apo ajo e sezonit të ardhshëm. Kjo mund ti nxisë bardhë e kaltërit të bëjnë lëshime për kartonin e djaloshit të talentuar të lindur në 5 nëntor të 1991, që pritet të jetë dhe ardhmja e MA-DAMËS.

Më konkrete duket pista që të çon tek sulmuesi i Atalantës, Manolo Gabbiadini, që me siguri brenda javës që vjen do të vishet me fanellën bardhë e zi. Djaloshi i talentur që do të mbush 21 vjeç në nëntor ka shprehur dëshirën e tij për të shkuar tek juventusi. Drejtuesit e Atalantës janë të gatshëm të ja plotësojnë dëshirën talentit të tyre, por pjesërisht, pasi me drejtuesit e juventusit po diskutohet bashkëpronësia.   
Pierpaolo Marino, drejtori i përgjithshëm i ekipit Bergamask, i intervistuar pak minuta më parë nga sportmediaset.it, ka theksuar se “tratativa me Juventusin ka ecur përpara. Të dy klubet kanë rënë dakord sa i takon vlerës së lojtarit, që do ti kushtoj zonjës së vjetër rreth 4 milion euro. Por, thotë Marino, problemi qëndron tek lojtarët që juventusi i ka ofruar atalantës (pasi përveç lekëve kesh, marrëveshja përfshin dhe një lojtar borxh nga Juventusi tek Atalanta), që janë Pazzienza dhe Mota. Për të parin problem është paga, pasi lojtari pëlqehet nga tekniku bergamask, ndërkohë për të dytin problem është fakti i formës së tij, jo në nivelin e pritsh-mërive”, theksoi pak minuta më parë Marino, ndërsa hodhi dritë edhe mbi një tratativë tjetër mes Juves dhe Atalantës, atë që do të vishte bardhë e zi mbrojtësin e majtë Pelusson.
“Juventusi na ka kërkaur edhe Peluson, për të cilin kishim një marrëveshje me bardhë e zinjtë, që u tërhoqën në momentin e fundit, për shkak të disa kthimeve të rëndësishëm në shtëpinë e kampionëve të Italisë. Sensacioni, shton drejtori teknik i Dea’s, është se lojtari mund të shkoj dhe jashtë Italie, edhe pse në rast se juventusi do na e kërkoj sërish, dera është e hapur”, përfundoi ai.

Nessun commento:

Posta un commento