lunedì 25 giugno 2012

JUVENTUSI OFERTË ZYRTARE PËR SUAREZ


-18 Milion Euro kesh dhe Milos Krasiç është oferta e Bardhë e Zinjve për të siguruar talentin 25 vjeçar

TORINO, Juventusi i ofron Liverpulit 18 milion Euro kesh plus Serbin Krasiç për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar Uruguaian, Luis Suarez.
Ky është lajmi që vjen nga Anglia, ku sipas zërave të shtypit, Bardhë e Zinjtë të cilët janë në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror i kanë bërë një ofertë zyrtare klubit të Liverpulit për të siguruar shërbimet e talentit uruguaian.
Oferta nga Zonja e Vjetër, sqaron shtypi Ishullor, “vjen pas problemeve të hasura në tratativat për Van Persin dhe Kavanin, të cilat duket të kenë perënduar. pas zërave fillestar të nisur ditën e dielë, sot flitet se Beppe Marotta i ka dërguar një faks klubit Anglez, me ofertën e cila duhet të josh të kuqtë".
Sakaq, strategu i merkatos Bardhë e zi po punon edhe në drejtime të tjera, sa i takon sulmit. Radamel Falkao Galsia, sulmuesi i Atletiko Madrid është emri më i ri në listën e zonjës së vjetër.
Problemi është fakti që Atletiko nuk ka dëshirë të privohet nga Braziliani, që ishte vendimtar në fitoren e UEFA Europa Ligë për të dytën herë radhazi, prandaj Juventusi duhet të përballet me klauzolën e prishjes së kontratës  prej 60 milion eurosh.

Nessun commento:

Posta un commento