lunedì 25 giugno 2012

MAROTA NIS BETEJËN PËR TË PËRFORCUAR MBROJTJEN/ ZYRTARIZOHET TALENTI 20 VJECAR I PRO VECELLIT


-Kolarov, Dossena dhe Adriano emrat për në krah. Alvesh, Boccheti dhe Blaszczykowski për në qendër

TORINO-.  Përpara se Drejtuesi Teknik i Juventusit, Beppe Marota dhe i gjithë stafi Bardhë e zi të përqendrohen totalisht tek afrimi i një “Top Player” për sulmin, kampionët e Italisë po punojnë për të plotësuar mangësitë në repartin e mesfushës dhe të mbrojtjes.
Pas blerjes së treshes Isla, Assamoah dhe Xhovinko mesfusha duket e plotësuar, Marotta ka gati goditjet edhe sa i takon repartit të mbrojtjes. Emri në krye të listës është Aleksandër Kolarov, mbrojtësi i majtë i Mançester Sitit, i cili është vënë në hije nga prezenca e Klishis gjatë sezonit të shkuar.  Alternativa është Andra Dossena, i cili duket se do largohet nga Napoli,  apo Adriano i Barcelonës, ndërkohë që në për qendrën e mbrojtjes pëlqehet dhe grekë Papastatophoulos.

-Po cila është situata e tratativave për përforcimin e repartit defensive?
Sa i takon tratativës për të sjellje në Torino Serbin Kolarov, problemi qëndron tek tratativa e Sitit me Peluson. Në rast se drejtuesit e Sitit do të sigurojnë Peluson, atëherë Kolarov do të ishte zgjedhja e tretë për Mançinin, çka do sillte dhe largimin e Serbit.
Marota nga ana tjetër tek sa pret zhvillime në këtë drejtim, po analizon dhe disa alternativa të tjera për krahun e majtë ku më interesantet duket të jetën ato që të çojnë tek Andra Dossena i Napolit, i cili ka bërë valixhet gati dhe pret një sistemim të denjë apo Adriano i Barcelonës, për shkak se klubi Katalanas sapo ka blerë Jordi Alba dhe prezenca e Brazilianit në “Camp Now”, duket e tepërt.
Sa i takon qendrës së mbrojtjes emrat kryesor janë Bruno Alvesh dhe Salvatore Boccheti, ndërkohë që pëlqehet edhe mbrojtësi Grekë Papastophoulos, si dhe Polaku Blaszczykowski.
Sakaq, Juventusi ka zyrtarizuar afrimin e talentit 20 vjeçar të Pro Vecellit, Alberto Masi, që është blerë përfundimisht nga Marota. “Mbrojtësi do të luaj edhe një sezon me Pro Vecellin në seria B përpara se të vishet Bardhë e Zi”, lexohet në faqen zyrtare të kampionëve të Italisë.

Nessun commento:

Posta un commento