lunedì 25 giugno 2012

MESFUSHORI OMAR EL KADDOURI: JUVENTUSI ËSHTË ËNDRRA IME


-Mesfushori Belg i Breshës sqaron pozicionin e tij pas thashethemeve të fundit

TORINO-. Mesfushori i Breshës, Omar El Kaddouri  do vetëm Juventusin. Gjatë një interviste për Italianët e “Gazzeta Dello Sport”, mesfushori Belg me tipare sulmuese, El Kaddouri ka sqaruar situatën e tij, duke shprehur dhe dëshirën për tu veshur bardhë e zi.
“Nuk kam firmosur ende për askënd, ka theksuar Belgu, as për Juventusin dhe sa për Parmën, dhe gjithashtu nuk i kam refuzuar akoma verdhe e blutë, por dëshira ime, ëndrra ime është të luaj me kampionët e Italisë. Shpresoj, shtoi EL Kaddouri, që Bardhë e zinjtë dhe Bresha të gjejnë sa më shpejt marrëveshjen, që të nisem sa më parë për në Torino dhe të filloi stërvitjen me ta”.
Më këto fjalë talenti 22 vjeçar i ka dhënë fund zërave të merkatos, që në fillim e jepnin të sigurte kalimin e tij tek Juventusi, dhe më tej, pas përgënjeshtrimit u tha që Belgu kaloi tek parma.
Vetë djaloshi i talentuar nga Belgjika, por me origjinë nga Maroku, që konsiderohet nga specialistët me të ardhur të sigurte, i ka dhënë fund këtyre zërave dhe i ka dhënë një sinjal të fortë 30 herë kampionëve të Italisë, të cilët tashmë duhet vetëm të bindin drejtuesit e Breshës për të lënë të mesfushorin e tyre.


Nessun commento:

Posta un commento